Dietologia e VIP’ave: Qe dieta ma e shnetshme

Amelia Freer asht dietologia e disa prej figurave ma të njohuna të ekranit britanik, si Victoria Bekham, Sam Smith, James Corden etj. Për këtë arsye, kur ajo vendos me nda diçka me neve, jemi krejt sy e veshë te ajo. Amelia kallxon se kur ndërton nji plan të ri ushqimor, i kushton nji randësi ma të madhe perimeve, madje edhe për vaktin e mëngjesit, dhe mandej sigurohet që dieta me qenë e pasun me proteina dhe disa yndyra të shnetshme.

Qe qysh e ka organizue ajo nji plan ushqimor ditor:

Mëngjesi

Amelia skuq shumë pak qepë, patligjana dhe spanak, 2 voje të zieme mirë dhe pak avokado. Ajo gjithashtu pi nji filxhan kafe çdo mëngjes dhe konsumon edhe nji frut mbas kësaj.

Dreka

Për vaktin e drekës, Amelia zakonisht konsumon ushqimin që ka pregaditë për darkën e mbramjes së kalueme. Ajo thotë se asht nji mbështetëse e teorisë “gatuej nji herë, konsumo 2 herë”. Në këtë mënyrë kursen edhe shumë kohë nga koha që shpenzon në kuzhinë. Mbas konsumimit të ushqimit që ka mbetë nga darka e kalueme, Amelia konsumon nji frut të freskët. Nëse nuk ka pasë kohë me ba aktivitet fizik, Amelia konsumon 2-3 lugë drithna apo edhe nji fetë bukë me drithna integrale. Mbas drekës ajo pi nji filxhan kafe ose nji filxhan çaj jeshil.

Darka

Për darkë Amelia vendosë me gatue pulë me perime. E randësishme asht që gatimi me u ba në temperaturë të ulët në mënyrë që me qenë ma i shnetshëm. Ajo gjithashtu pranon se 2 deri në 3 herë në javë, mbas ose gjatë vaktit të darkës, ajo konsumon edhe nji gotë verë, por kurrë nuk konsumon ushqime të paketueme. Kjo për arsye se, këto lloj ushqimesh kanë sasi shumë të nalta sheqeri dhe nuk të ngijnë.

“Nëse due me konsumue diçka të ambël, sigurohem që zgjedhja ime me qenë diçka natyrale”, thotë Amelia.