Dita Botnore e personave të prekun me Sindromin Down

Nën moton “Më përkrah Sot, që nesër të jem i pamvarun” shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), sot shenon Ditën Botnore të Personave të Prekun me Sindromin Down.

Kjo ngjarje do të shenohet me program artistik, të interpretuem nga femitë e prekun me sindromin Down, pregaditun nga profesor Blerim Emerllahu si dhe shfaqjen e filmit dokumentar për komunitetin e personave të prekun me sindromin Down, me regji të Blerdi Malushi.

DSK nga data 01 Mars, ka fillu fushatën vendore për shenimin e ditës botnore të personave të prekun me sindromin Down.

Gjatë kësaj fushate, simbas nji komunikate për media të kësaj organizate komuniteti i personave të prekun me sindromën Down, kanë mbajt aktivitete të ndryshme nepër sheshet e Prishtinës si dhe në kuadër të DokuFest, në mbështetje të komunitetit të personave të prekun me sindromën Down, janë shfaq katër filma vendorë në Doku Kino.

Dje në përkrahje të kauzës së DSK’, në shtepinë e kulturës në Prizren, asht mbajt koncert recital nga Petrit Çeku.
Ky koncert asht organizu nga fondacioni “Lumbardhi”.