Dita e Autizmit me moton “Kam të Drejtë të jem Ndryshe”

autizmi

Sot asht Dita Botnore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shejat e së cilës shfaqen te femijët mbas moshës 1-2 vjet, specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj femijëve autistë dhe integrimin e tyne në shoqni.

Dita botnore e autizmit, 2 Prilli, asht caktu nga OKB për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trunit.

Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, do të shenohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK, shenon këtë ditë dhe njiherit edhe fillimin e kampanjës vetëdijësuese mbi Autizmin për Prill 2016, me moton “Kam të Drejtë të jem Ndryshe!”.

Shenimi i 2 Prillit do të bahet në sheshin ‘Nana Terezë’, në Prishtinë, tue fillu nga ora 11:00, ndërsa, përmes vullnetarëve – studentë të UP – Aktiviteti do të shtrihet edhe në vendet tjera të Kosovës.