Djali me sindromën Down nuk u ftue në ditëlindje, kjo asht letra prekëse e nanës!

Nëna e nji fmije me sindromën Down ka shkrue nji letër prekëse në rrjetin social “Facebook”, mbasi djali i saj nuk u ftue në festën e ditëlindjes së shokut të klasës.

Jennifer Kiss Engele nga Kanadaja, shkroi letër të hapun të Ejten për prindët që vendosën mos me pranue në festë fmiun e saj. Ai ishte i vetmi që u përjashtue nga ky organizim.

“E di se nuk e ftuet mbasi ai asht kështu, ju nuk mundeni me takue nji fëmi të lumtun. E di se nuk e ftuet se ai nuk asht i hareshëm, mbasi ai ka nji sens humori të bukur dhe nji buzëqeshje të mrekullueshme”, fillon letra.

“E di se nuk asht për shkak se fëmiu yt dhe i imi nuk shkojnë mirë bashkë, mbasi djali im përmend emnin e tij n’disa raste. E vetmja arsye se pse ju vendosët se ishte në rregull që mos me ftue djalin tim në festën e ditëlindjes së fëmiut tuej asht se ai asht me sindromën Down.

Jennifer ka shkrue këtë letër për me i ndërgjegjësue të rritunit në lidhje me fëmi Down, me ju thanë atyne se çka don me thanë me pasë nji fëmi të tillë, me ju kallxue se qysh duhen me u dashtë personat e tillë. Gjithashtu, ajo fton nanën që nuk ftoi djalin e saj në festën e ditëlindjes që me njoftë fillimisht vogëlushin me sindromën Down.

“Personat me sindromën Down duen me pasë marrëdhanie të afërta me të tjerët. Duen me u ndie të dashunuem, duen me kontribue n’shoqni, duen me pasë nji jetë kuptimplotë dhe duen me shkue në festat e ditëlindjeve”, shkruen në letër.