Djathi, sekreti i nji jete të shnetshme

Të hash shumë djathë mund të jetë çelësi i nji jete të shnetshme. Nji studim i Universitetit të Kopenhagenit zbuloi se djathi i ban shumë mirë zemrës.

139 vullnetarë morën pjesë në nji eksperiment 12-javor. Në këtë periudhë ata u ndanë në 3 grupe. Njani grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnji ndryshim në kolesterolin e keq, nuk ra shnosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shneti i tyne u përmirësue, mbasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë.