Dobitë e lanies së duhanit javë mbas jave

Ma poshtë i keni disa prej efekteve të menjihershme – dobitë shëndetësore të lanies se duhanit dhe se si kjo ka me ndikue për mirë në trupin tuej.

20 minuta mbas lanies së duhanit – Shtypja e gjakut dhe pulsi zemrës bjen.

12 orë mbas lenies se duhanit – Niveli i monoksid karbonit në gjak bjen në nivel normal.

2 javë deri 3 muej mbas lanies se duhanit – Përmirësohet qarkullimi dhe shtohet funksioni i mushknive.

1 deri 9 muej mbas lanies së duhanit – Zvogëlohet kollitja dhe frymëmarrja e shkurt; cilia (struktura që përngjane në kime që lëvizin tu’ e nxjerr mukozën jasht mushknive) fillojnë me rimarre funksionin normal në mushkni, tue e shtue aftësinë me i pastrue mushknitë dhe zvogëlojnë rrezikun e infeksionit.

1 vit mbas lanies se duhanit – Rreziku i tepruem i sulmit në zemër përgjysmohet në krahasim me ata që vazhdojnë me pi duhan.

5 vjet mbas lanies së duhanit – Rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut dhe fshikëzës përgjysmohet. Kanceri i qafës së mitrës bjen në nivel të jo-duhanpirësve. Rreziku i sulmit n’tru bjen në nivel të jo-duhanpirësve mbas 2-5 vjetve.

10 vjet mbas lanies se duhanit – Rreziku i vdekjes nga kanceri i mushknive asht përgjys krahasue me atë që vazhdon me pi duhan. Rreziku i kancerit të laringut dhe edhe pankreasit zvogëlohet dukshëm.

15 vjet mbas lanies së duhanit – Rreziku i sëmundje koronare të zemrës asht i njajte me të atyne që nuk kanë pi duhan.

Lania e duhanit shkurton rrezikun e diabetit, mundëson që enët e gjakut me punue ma mirë dhe ndihmon zemrën dhe mushknite.