Doktori rus: Sistemi imunitar forcohet për 15 sekonda, kjo asht mënyra

Vueni vazhdimisht nga ftofjet? Sa herë gripi asht në qarkullim juve ka me ju nxanë të parin? Këto janë arsye të mjaftueshme për të forcue sistemin tuej imunitar dhe profesor Sergei Bubnovskiy nga Moska ka nji teknikë inovative që mund ta bajë këtë.

Simbas profesorit, zhytja e kambëve në nji legen me ujë me akull për 10-15 sekonda, kur ktheheni në shtëpi nga puna, ka me forcue sistemin imunitar dhe ka me pregaditë atë për luftën kundër ftofjeve dhe gripit!

Hidhni ujë të ftohtë në nji vaskë ose legen, mandej shtoni sa ma shumë akull dhe futni kambët në të për 10-15 sekonda.

Nëse përsëritni këtë metodë çdo natë para se të shkoni në shtrat sistemi juej imunitar ka me u forcue shpejt.

Metoda asht veçanërisht e dobishme për njerëzit me sistem imunitar të dobët – në këtë rast, futni kambët në akull çdo 4 orë.