Doni me u dobësue? Hani makarona

Konsumimi i makaronave nuk sjell shtim në peshë, madje mundet me ju ndihmue në uljen e shanceve për në dobësim.

Ky asht përfundimi i nji studimi të ri italian. Për shekuj dietat mesdhetare kanë gëzue statusin si regjime të shnetshme, por vitet e fundit gjithmonë e ma shumë njerëz kanë përjashtue makaronat nga regjimi i tyne, me frigën se munden me ra shnosh.

Nji studim i kryem në ma shumë se 23,000 njerëz ka kallxue se, hipoteza që konsumimi i makaronave asht i lidhun me vendosjen e sasive të dhjamit në pjesën e belit dhe fundshpinë nuk asht i vërtetë.

Kërkimi i botuem në revistën mjekësore “Nutrition and Diabetes”, kallxon se konsumimi i pastës ndihmon në nji menaxhim të mirë të peshës trupore, ashtu siç bajnë dhe shumë ushqime të dietës mesdhetare.