Duer dhe kambë të ftofta?! Këto janë problemet shëndetësore që i keni

Asht koha e vitit kur njerëzit zakonisht fillojnë me ndje të ftoftë, sidomos në duert dhe kambët e tyne.

Derisa, disa fajësojnë motin apo luhatjet në temperaturën e organeve, egzistojnë shkaqe të tjera të mundshme të cilat janë shumë më serioze në natyrën e tyne, ashtu qysh ato shpjegohen ma poshtë.

Qarkullimi i dobët

Kur njerëzit pyesin “pse duert dhe kambët gjithmonë të ftofta ‘, nji nga përgjigjet ma të zakonshme asht qarkullim i dobët i gjakut.

Kjo mundet me ndodhë si rezultat i nji jetese jo të shnetshme dhe pimja e tepërt e duhanit, e cila shkakton ngushtim në enët e gjakut dhe kjo redukton rrjedhën e gjakut në gjymtyrë.

Smundje e Raynaud

Pamvarësisht nga natyra e saj relativisht e panjohun, smundja Raynaud prek 10 milionë njerëz në Mbretninë e Bashkueme dhe 90% e tyne janë femna.

Enët e gjakut në duer dhe kambë reagojnë negativisht ndaj temperaturave të ulta apo të stresit, gja e cila sjell kufizimin e furnizimit me gjak në tanë trupin. Nji tjetër simptomë e kësaj mundet me qenë ngjyra e zbehtë ose e errët në duert dhe kambët tueja.

Anemia

Anemia shkakton lodhje, zbehje të likurës, së bashku me duert dhe kambët e ftofta. Kjo shpesh ndodh si rezultat i mungesës së hekurit. Anemia shpesh mundet me çue në smundje Raynaud në qoftë se nuk diagnostikohet.

Diabeti

Diabeti mundet me qenë nji shkas kryesor për duert dhe kambët e ftofta, nji kombinim i qarkullimit të dobët dhe presionit të naltë të gjakut e bajnë të vështirë që gjaku me arritë në gjymtyrët tueja.