Dy banane në ditë kanë efekte të pabesueshme në organizmin tuej

Bananet janë të pasuna me veti të shumta ushqimore, ndaj jo badihava, rekomandohen për fëmitë.

Për me i marrë sa ma mirë vlerat e bananes, këshillohet që të konsumoni dy në ditë.

Kjo mbasi rregullojnë temperaturën e trupit, ndihmojnë për të luftue depresionin, luftojnë ulçerën si dhe luejnë rol të fuqishëm kundër anemisë, për shkak se janë të pasuna me hekur.

Jo vetëm kaq, por bananet garantojnë ma shumë energji në saje të vitaminave të tyne, ndihmojnë për me mbajtë nën kontroll presionin e gjakut dhe parandalojnë problemet e zemrës.

Ndër të tjera, përmirësojnë funksionin tretës në saje të përmbajtjes së naltë të fibrave si dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të stomakut.