Dyshohet për rastin e parë me virus Zika në Maqedoni

Agjencia e lajmeve ”MIA” ban të ditun se nji bebe tre muejshe nga Dojrani që asht lindë me anomali në pjesën e kafkës dhe me kokë të vogël, dyshohet se mund të jetë prekun nga virusi Zika.

 

Foshnjes i janë ba kontrollet dhe me rekomandim nga nji pediatër në Strumicë, asht dërgue në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmive.

 

Simbas drejtoreshës së Klinikës, Aspazija Sofijanova, analizat që janë ba kallxojnë se s’bahet fjalë për ndonji virus nga të cilët shkaktohet mikrocefali, prandaj analizat kane me vërtetue nëse bahet fjalë për virusin Denga, apo Zika, ndërsa rezultatet kane me dalë mbas dhetë ditësh.

 

Në përgjigjet e saj ndaj gazetarëve, Sofijanova ka deklarue se ka indikacione që nana e bebes të jetë pickue nga mushkojat gjatë udhëtimit të saj në Greqi.