E dhimbshme: 12 vjet e pret femi, baba asht vetëm 17 vjet!

Vetëm 12 vjet dhe pret nji femi, baba i të cilit asht nji adoleshent 17-vjet.

Rasti asht regjistrue në Itali, ku nji vajzë 12-vjeçare nga Trevizo pret të bahet nanë mbas 3 muejsh.

Vajza frekuenton shkollën 9-vjeçare.

Prindët e saj, të gjetun para kësaj situate të vështirë dhe dëshirës së vajzës për me sjellë në jetë fminë, kanë vendos që ajo të mos e ndërpresë shtatzaninë.

Por me nji kusht, që bebja të jepet për adoptim.