E dini pse këmishat e mjekëve janë të bardha dhe ajo e kirurgëve jeshile?

Pse këmishat e mjekëve janë të bardha?

Mjekët e adhuronin ngjyrën e pagabueshme të blluzës së tyne në fillim të viteve ‘900, ngjyrë që u jepte profesionit të tyne nji kthesë në pamje.

Përpara asaj kohe, mjekët i vizitonin pacientët e tyne me tesha “civile”, por prezenca e shumë sharlatanëve e bante të vështirë dallimin e profesionistëve nga mashtruesit.

Gradualisht kjo ngjyrë u ba simbol autoriteti dhe pastërtie.

Edhe pse tash disa spitale moderne po e braktisin këtë ngjyrë, sepse thonë kamishat me këtë ngjyrë përhapin mikrobet dhe pacientët nuk ndihen rehat kur shohin këtë ngjyrë.

kirurgPo ajo e kirurgëve pse asht jeshile?

Rreth mesit të shekullit 20, kirurgët dhe infermierët braktisën ngjyrën e bardhë në favor të jeshiles, sepse veshjet me këtë ngjyrë ishin ma të lehta për m’u pastrue nga njollat që ishin të pashmangshme në profesionin e tyne.

Gjithashtu, ngjyra jeshile dhe e kaltra kontrastojnë ma shumë me ngjyrat që janë mbrenda trupit njerëzor: Nji ndihmë ma shumë për sytë e atyne që operojnë.