E gerditshme, kjo çka ndodh nëse në veshë ju mbetet copa e pambukut! (video)

Ata të cilët gërditen nuk duhet me pa këtë video.

Edhe pse në çdo paketim të shkopijve për veshë shkruen që të mos futen në kanalin e veshit, njerëzit kështu veprojnë ende.

Në rend të parë, për shkak se nuk dinë se si ndryshe me i pastrue veshët.
Prodhuesit me këtë vërejtje heqin përgjegjësinë nga incidentet, ndërkaq askush nuk jep zgjidhje praktike.

Nëse bani pjesë në mesin e shumicës të cilët besojnë që asgja e keqe nuk mund t’ju ndodhë, mbase do të ndryshoni mendim mbasi që të shikoni këtë video, shkruen Telegrafi

 

2-veshi
Dr. Kunal Karade, nga Nagpuri i Indisë, ka kanalin e vet në YouTube në të cilin publikon intervenime të ndryshme mjekësore.

Në mesin e tyne asht edhe pastrimi i veshit mbasi që nji pjesë e pambukut nji femne i ka ngec në kanalin e veshit.

Nji muej të plotë. Që kur i ka ngec pambuku, ka fillue të ketë probleme me veshin.

Mirëpo te mjeku ka shkue vetëm mbasi nji mueji kur asht zhvillue infeksioni i veshit.
Doktori dalëngadalë ja ka nxjerrë mbetjet e qelbësueme të pambukut dhe pastaj ka pastrue krejt veshin.

Vërejtje: Kujdes, pamja nuk asht e kandshme dhe shumica ka me përjetue si të gërditshme.

Shihne videon: