E pabesueshme: Këto janë smundjet ma të përhapuna te të rijtë

Ankthi dhe paniku janë sëmundjet ma të përhapuna dhe po bahen edhe ma të zakonshme kohët e fundit.
Simbas nji raporti, ankthi dhe tuta po bahen gjithnji e ma të përhapuna në SHBA, madje tue lanë mbas edhe smundjet e kancerit.

Bahet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut, të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, tue i ba kështu smundjet ma të zakonshme.

Ankthi, simbas statistikave, ka kalue edhe depresionin mbasi ma shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë smundjen e ankthit. Universiteti Qendror i Floridas asht tue testue nji aplikacion të ri online të quejtun “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit. Ai përfshin nji program rreth sjelljes dhe i lejon nxanësit të kryejnë nji video konferencë me nji terapist.