E randësishme: 11 ushqimet që s’ban me i mbajtë asnjiherë në frigorifer

Nuk ka randësi çka iu ka mësue nana apo baba për frigoriferin dhe aftësitë e tij magjike ruejtëse. Janë disa ushqime, të cilat nuk duhen mbajtë asnjiherë atje.

1. Patligjani

Futja e patligjanit në frigorifer ka me ‘ngri’ dhe ndalue edhe pjekjen e tyne. Kjo a me ba që shija e patligjanit me humbë.

12. Kompirat

Mbajtja e kompirave në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit mbrenda saj. Kjo jo vetëm që ka me ndryshue cilësinë e kompirit, por gjithashtu ka me ba që ajo me pasë shije shumë të ambël kur të gatuhet.

23. Qepët

Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t’i mbani qepët në frigorifer asht kur doni me e zgjatë jetëgjatësinë e tyne. Përndryshe, mbajini ato në nji vend të freskët dhe të thatë.

34. Buka

Ngrimja e përkohshme e nji fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbë shijen. Por, lania në frigorifer e nji buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e ulëta kristalizojnë niseshten e pranishme në bukë, tue ba që ajo të humbë shijen dhe vlerat ushqyese.

45. Bananet

Nji banane e pjekun mund të vnohet në frigorifer për ta mbajtë ate të pjekun, por tue vnue nji banane të papjekun atje, ajo nuk ka me u pjekë asnjiherë.

Simbas ‘A Moment of Science’, bananet vijnë nga nji klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnji mbrojteje natyrore kundër të ftoftit.

5

6.Hudrat

Vendosja e hudrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, asht ftesë për mykun. Mirë asht që ato të ruhen në nji vend të freskët e të errët, që nuk asht frigorifer.

67. Vaji

Ruejtja e vajit në frigorifer rrit qëndrueshmëninë e tij, tue e ba të pamundun të gatueni me të.

78. Kafja

Ruetja e kafes në frigorifer don me thanë se jo vetëm që ajo ka me humbë shijen, por gjithashtu ka me i përthithë aromat e frigoriferit tue mos shijue asnjiherë njisoj si ma parë.

89. Pjepni

Pjepni mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse asht pre. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë kallxue se tue e mbajtë pjepnin në temperaturën e dhomës, ruhen ma mirë vetitë e tij antioksidante.

910. Avokado

Ashtu si në rastin e bananes, ruejtja e avokados në frigorifer ndalon pjekjen e këtij fruti tue ba që të humbë shijen.

1011. Mjalti

Temperaturat e ulëta nxitin kristalizimin tue ba që mjalti të ngurtësohet.

11