E tmerrshme: 46 milionë njerëz vuejn prej skllavnie. Qe lista e shteteve!

Fondacioni “Walk Free” me qendër në Australi, ka publikue të dhana të reja në lidhje me indeksin e skllavnisë globale për vitin 2016.

Simbas këtij fondacioni, rreth 45.8 milionë njerëz vuejnë nga skllavnia në botë.

“Dy të tretat e 45.8 milionë personave që janë skllavnue si pasojë e abuzimeve seksuale, martesave të detyrueme, trafikimit, punës së detyrueme, robnisë së borxhit- jetojnë në rajonin Azi-Paqësor”, thuhet në raportin e “Walk Free”.

Simbas themeluesit të fondacionit, Andrew Forrest, për të përgadit këtë studim u zhvilluen 42 mijë takime në 167 vende dhe në 53 gjuhë të ndryshme.

Ai shtoi se duhet të merren masa të ashpra për me i dhanë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne.

“India është shteti i parë në listë ku ndodhen ma shumë skllevën.

Në këtë vend, 18.3 milionë persona janë në skllavni.

Kjo normë në krahasim me dy vite ma parë ka shenue rritje prej 28%”, thuhet në të dhanat e “Walk Free”.

Po sipas këtij fondacioni, në vend të dytë vjen Kina me 3.9 milionë persona, pastaj Pakistani me 2.1 milionë, Bangladeshi me 1.5 milionë, Uzbekistani me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë, Mijanmari me 515 mijë dhe Malajzia me 129 mijë persona skllevën.