E tmerrshme! Kqyreni qysh përhapet kanceri në trup (video)

Këtë filmim me siguri nuk e keni pa kurrë deri tash. Kqyreni, të zmadhuem, se qysh kanceri përhapet nëpër organizëm.

Kanceri asht nji ndër sëmundjet ma të randa dhe ma të mshefta të ditëve të sotme. Mjekësia, sado që ka avancue dhe ka luftue kundër kësaj sëmundje të rrezikshme, nuk ka zgjidhje të vërtetë.

Njani nga shkaqet asht pikërisht ai që, madje edhe kur e eliminojnë nga pozicioni primar, ai shfaqet diku tjetër në trup.

Shkencëtarët tashma prej nji kohe të gjatë po përpiqen me mësue se qysh përhapet kanceri nëpër trup, përkatësisht si ndodh metastaza.