Ekspertët mjekësor botnore vlerësojnë se edhe kjo asht metoda për me i luftue semundjet e zemrës

Kërcimi asht ilaçi i ri për me luftue hipertensionin.Me ndjekë ritmin dhe me vallëzue asht terapia kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën ma të madhe të vdekjeve në botë. Një pjesë e madhe e këtyne sëmundjeve vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpirjen.

Sipas organizatës botnore të shëndetit, sëmundet që e sulmojnë zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.

Mënyrat me i shmangë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare po diskutohen këto ditë në nji konferencë mjekësore në Napoli.

Nji nga konkluzionet e kësaj konference ishte dhe kërcimi, si nji ilaç kundër hipertensionit, shkruen. Ekspertët thanë se nji vallëzim mundet me u realizue me nji kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, për me qenë nji armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.

Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe, shprehet se asht thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet me u këshillue me specialstë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë.

Vallëzimi ka efekte pozitive edhe në psikologjinë e njeriut.