Emocionet, qe si ndikojnë në shneten e zemrës!

zemra

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet.

Mjekësia Tradicionale Kineze na jep disa shpjegime të vlefshme lidhun me këtë marrëdhanie interesante dhe komplekse emocione-zemër.

Zemra asht nji ndër organet ma të randësishme të trupit, që përgjigjet për aktivitetet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, thuhet në librat klasike të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Mjekësia moderne thotë se zemra asht nji organ muskulor që luen rolin e pompës për qarkullimin e gjakut në trup.

Ajo realizon pompimin e gjakut n’enët e gjakut nepërmjet kontraksioneve të përsërituna ritmike.

Simbas studimeve mjekësore perëndimore, aktivitetet e zemrës zhvillohen kryesisht mbrenda trunit.
Specialistët mjekësorë Li Sanhuan dhe Chen Baogui janë të mendimit se sipas teorisë së mjekësisë kineze, funksionet e zemrës përfshijnë jo vetëm pompimin e gjakut, por edhe rregullimin e aktiviteteve të sistemit nervor.

Mjekësia kineze e konsideron trupin e njeriut si nji i tanë, ku organet e tij punojnë të lidhuna me njani-tjetrin, prandaj edhe lidhja emocione – zemër asht me randësi të madhe.

Zemërimi i madh mund të shkaktojë ngritjen e shpejtë të tensionit të gjakut, si dhe humbjen e ndjenjave.
Të gjitha teoritë kineze mbi permirësimin e shëndetit theksojnë shmangien e 3 gjanave:

Shmangien e zemërimit të madh, shmangien e etjes dhe shmangien e dehjes.