Europa në panik nga gripi i shpezëve: 1.2 milionë pula dhe shota janë therrë

Gripi i shpezëve H5N8 asht gjetë tashma në 4 vende europiane. Virusi H5N8, i cili nuk asht përhapë ende te njerëzit, tashma asht konfirmue në Danimarkë, Finlandë, Gjermani dhe Suedi gjatë javës së kalueme.

Vendi i pestë i konfirmuem asht Hollanda, aty ku autoritetet kanë mbytë 190 mijë shota në 6 ferma, në përpjekje për me izolue përhapjen e virusit.

Në Korenë e Jugut, ku virusi H5N8 u shfaq në fillim të vitit 2014, 513 mijë pula dhe 489 mijë shota janë asgjasue që nga 16 Nndori.

Kjo vjen mbasi ekspertët e smundjeve infektive kanë thanë për Daily Star Online se nji epidemi vdekjeprumëse e gripit spanjoll mundet me ndodhë përsëri.

Megjithatë nuk asht konfirmue ende lloji i gripit të shpezëve që asht gjetë nga autoritete holandeze në fermën e pulave në katundin Biddinghuizen. Zyrtarët holandezë kanë ndalue transportin e produkteve të shpezëve mbrenda nji rreze prej 10 km.