Fakte tronditëse: Qe çka rrezikoni nga moslamja e duerve

Lamja e duerve asht mënyra e vetme, ma e thjeshtë, ma e mirë, ma e dobishme, ma efektive dhe ma ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që munden me shkaktue smundje të ndryshme.

Mikrobet janë kudo, ato munden me u përhapë lehtë nga nji vend në nji tjetër nëpërmjet ujit, objekteve, gjallesave dhe grimcave të pluhunit. Gjatë ditës, duert tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla si aparatet telefonike, kartëmonedhat, mjetet e transportit, dorzat e dyerve etj., mbi të cilat janë të mshefta miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene. Gjithashtu, këto mikrobe munden me hy në trup kur duert i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të padallueshme me sy të lirë për njeriun. Për ma tepër, disa baktere kanë shfaqë nji rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve, prandaj asht i randësishëm parandalimi i infeksionit tue i la duert tueja tanësisht, veçanërisht për personat me nji sistem të dobësuem imunitar (nji ftofje e thjesht mundet me u komplikue në nji bronkit kronik). Prania e baktereve dhe viruseve që ndodhen në duert tona mundet me shkaktue grip, smundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve.

Lamja e duerve me sapun mundet me i parandalue rreth 50% të vdekjeve nga diarreja dhe rreth 25 % të vdekjeve nga infeksionet respiratore akute.

Fakte

-Ma shumë se 5.000 fëmi vdesin në ditë, ose 1.7 milionë fëmi vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç.

– Diarreja asht shkaku i dytë i vdekjes së fëmive nën 1 vjeç.

-Larma e duerve, sidomos në momentet ma kritike, si përpara ngranies apo pregaditjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës, mundet me reduktue deri në 50% diarretë te fëmitë nën 5 vjeç.

-Lamja e duerve me sapun mundet me reduktue incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator në rreth 23%.

-Pneumonia, si pjesë e infeksioneve akute respiratore, asht shkaku numër nji i vdekjeve te fëmitë nën 5 vjeç, dhe çdo vjet prej saj preken 1.8 milionë fëmi.

-Diarrea dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milionë vdekje të fëmive.

-Lamja e duerve, nga vëzhgimet që janë ba në mbarë botën, asht në shifra të ulëta (34%), sidomos në momentet ma kritike. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë të vdekjeve foshnjore çdo vit.

-Çdo ditë, ma shumë se 5 mijë fëmi nën 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit të ulët të higjienës në vendet ku banojnë.

Kur duhen me u la duert?

-Mbas kryemjes së çdo pune apo aktiviteti.

-Para dhe mbas ngranies.

-Mbas përdorimit të banjos.

-Kur kolliteni, teshtni ose shfryni hundën.

-Kur duhet të kujdeseni për nji person të smutë.

-Kur hedhni plehnat, mbas prekjes së flokëve apo likurës suej.

-Mbas prekjes së kafshëve, kur përdorni transport publik etj.

Kujdes!

Veç uji nuk mjafton. Për nji lamje efikase asht shumë i randësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomandueme për lamjen e duerve.