Fëmia lind me këtë sindrom, nëse nana pin alkool gjatë shtatzanisë

Shtatzania asht nji periudhë sa e bukur edhe delikate për nji femën dhe beben që mban në bark. Andaj duhet me u ushtrue ma shumë kujdes në ato se çka hahet ose pihet.

Nëse nji femën pi alkool rregullisht sa asht shtatzane, fëmia mundet me vuejt nga sindoma FASD – sindrome feto-alkoolike që shkakton keqformime, çrregullime mendore, vështirëse në të mësuem dhe sjellje.

“Fabrica”, qendra e kërkimeve të grupit “Benetton”, ka punue me fushatën Too young to drink (Shumë i ri për me pi). Nisma kishte si synim sensibilizimin e opinionit publik, lidhun me rrezikun e përdorimit të alkoolit gjatë shtatzanisë.

Në të shihet nji fetus i futun në nji shishe alkool me akull dhe limon dhe me kërthizën që duket si pipëz.

Vetëm në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, çdo vit lindin rreth 40 mijë fëmi me FASD.

 

TOO YOUNG TO DRINK – Video spot from Fabrica on Vimeo.