Fenomen i rrallë mjekësor: Grueja mbetet shtatzanë për herë të dytë mbrenda 10 ditëve

Me mbetë shtatzanë për herë të dytë mbrenda 10 ditëve?! Doket pak si e pabesueshme, por ja që ndodh edhe nji mrekulli e tillë.

Asht nji ndër rastet ma të rralla në botë dhe i ka ndodhë nji grueje në Australi. Shtatzania e Kate Hill ka qenë aq e pazakontë sa lindjen e dy çikave të saj e kanë cilësue si “mrekulli”.

Kate ishte diagnostikue me sindromën e vezores policistike, çka e pengonte ovulimin dhe si pasojë ngjizjen e nji fëmije. Ajo iu nënshtrue nji terapie hormonale dhe mbeti shtatzanë jo nji herë, por dy herë, mbrenda 10 ditëve.

Ky asht nji fenomen tepër i rrallë, ku janë të dokumentueme vetëm 10 raste në tanë botën. Ngjizja asht quejt “superfetation”, që don me thanë se ka mbetë shtatzanë, derisa ishte shtatzanë.

Derisa ishte shtatzanë, trupi i saj kishte prodhue nji tjetër vezë. Ajo që e ban edhe ma të rrallë këtë rast asht fakti se, fëmu i dytë asht ngjizë me të njajtën spermë që ka ngjizë të parin, mbasi çifti ka krye marrëdhanie veç 1 herë.

“Unë kisha mbetë shtatzanë, por trupi im në mënyrë spontane lëshoi nji vezë tjetër. Ajo çfarë e ban edhe ma të rrallë këtë rast asht fakti se unë dhe burri im kryem marrëdhanie vetëm nji herë, por sperma mbeti e gjallë për 10 ditë dhe kjo bani që të fertilizohej veza e dytë”, kallxon ajo.

Ngjizja e rrallë nisi si nji shtatzani e vetme me binjakë, para se të mbetej sërish shtatzanë mbas 10 ditësh me trinjakë.

Fatkeqësisht çifti e humbi njanin nga fëmitë në fazat e para të shtatzanisë, dhe Kate i dhanë dy data të lindjes së çikave – 20 Dhetor dhe 30 Dhetor 2015.

Çikat e saj, Charlotte dhe Olivia, u lindën bashkë në të njajtën ditë me metodën e premjes cezariane./Daily Mail/shendeti.com.al