Fillon testimi i vaksinës që shkatërron qelizat kancerogjene

Në Britani të Madhe filloi testimi i vaksinës së zbulueme kohë ma parë. Testimi i parë në njerëz asht krye në spitalin e Londrës.

Pos që ndikon në rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar në trup, kjo vaksinë synon me i shkatërrue tana qelizat kancerogjene.

Test ii imunoterapisë ka me shqyrtue nëse nji vaksinë, bazuem në fragmente të nji protein të randësishme të kancerit, asht efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për me i shkatërrue qelizat e sëmueme.

Për me u aktivizue vaksina janë të nevojshme disa doza të vogla të kimioterapisë. E shkencëtarët shpresojnë që përmes kësaj metode me nxitë trupin me zhvillue antitrupa specifike që kishin me ndihmue në luftën kundër kancerit.