“Fitbits”, pajisje mikroskopike për të marrë të dhana nga mbrenda trupit

Shkencëtarët janë tue u marrë kohët e fundit me prodhimin e disa sensorëve wireless me përmasa mikroskopike, të cilat mendohen të implementohen mbrenda trupit të njeriut për të marrë të dhana nga aktiviteti nervor në kohë reale.

Kjo mendohet me sjellë shumë përparësi në zgjidhjen dhe kontrollin e sëmundjeve të ndryshme, si epilepsia, si dhe të përmirësoj kontrollin e protezave në të ardhmen.

Këto pajisje janë testue me sukses te mijtë dhe mbrenda dy viteve kanë me fillue testimet mbi njerëz.

Këto pajisje të quejtuna Fitbits kanë me pasë avantazhin të marrin nji sasi shumë të madhe informacioni në vende ku deri tash ishte e pamundun të depërtoje.

Nga kompania që po prodhon këto pajisje kanë dalë në qarkullim edhe shumë aparate të tjera ndihmuese, që matin rrahjet e zemrës, numrin e hapave që ecën, të shkallëve që ngjit, e shumë të tjera. Diferenca nga pajisjet e tjera egzistuese asht se këto të fundit janë wireless. Të gjitha teknologjitë egzistente përdorin elektroda të lidhuna në trup dhe që për ma tepër janë vetëm sipërfaqësore, të lidhuna jashtë trupit.

Sensorët e ri nuk kanë nevojë as për tela dhe as për bateri. Ata përdorin ultratinguj si për energji ashtu edhe për të marrë të dhanat nga trupi.

Shkencëtarët gjithsesi janë të mendimit se duhen ba ende shumë kërkime mbi mënyrën se qysh truni i njeriut mbledh dhe shpërndan informacionin me anë të sistemit nervor.