Flet shkencëtarja shqiptare që ishte pjesëmarrëse në zbulimin historik – Si shkaktohet kanceri i gjinit

Pjesë e zbulimit të madh historik nga shkencëtaret, për origjinën e kancerit të gjinit dhe ilaçin, ishte edhe shqiptarja Iris Papa, e cila ka koordinue pjesën franceze të këtij projekti.

E ardhun nga Franca, ajo e cilësoi këtë zbulim në emisionin “Vila 24”, si arritjen ma të madhe të këtyne 20 viteve, pasi deri sot nuk dihej origjina gjenetike e sëmundjes që merr çdo vit mija jetë.

Zbulimi historik tregon se nga 20 mijë gjene në trupin e njeriut, 93 prej tyne pësojnë çrregullim, tue shkaktue sëmundjen e kancerit.

Mjeku hematolog Arben Ivanaj, theksoi se tue i kuptue mekanizmat e lindjes së kancerit së gjinit, na kuptojmë ma mirë reflektimin e tij te jeta jonë praktike.