Fotografia shokuese e aktores së famshme në spital mbas kimioterapisë

Nji foto bardhë e zi, në të cilën rri shtrit në nji krevet spitali, aktorja Shannen Doherty gjatë kimioterapisë, ka prekë thellësisht fansat e saj.

“Kemio nuk asht e lehtë, por vazhdoj me qenë e fortë dhe me luftue,” shkruen ajo në Instagram. Por, mesazhi i saj asht mbi të gjitha mesazh shprese, ajo që po e ndihmon për me luftue të keqen.

Ish Brenda e “Beverlly Hill 90210”, rrëfen betejën e saj të përditshme, mbasi ajo deklaroi se asht prekë nga kanceri i gjinit. Ajo ka mbushë pak muej ma parë 45 vjeç, nuk asht dorëzue dhe ka luftue gjithmonë kundër së keqes.