Francë: Prapë paraqitet sëmundja e “lopës së çmendun”

Në Francë asht gjet nji rast i izoluem i sëmundjes së “lopës së çmendun”, sëmundje që u zhduk nga viti 2011, tha sot nga Ministria e Agrokulturës në Paris, transmeton televizioni francez France 24.

Rasti u zbulue në Ardennes, afër kufinit me Belgjikën.

Rasti asht raportue në Komisionin Europian, Mbikqyrësinë Veterinare me bazë në Paris dhe Organizatën Botnore për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Sëmundja e lopës së çmendun asht nji sëmundje e kafshëve që u shfaq në vitin 1990 dhe mund të transmetohet te njerëzit që e hanë mishin e kafshës së infektueme.