Fruti që ju ndihmon me mbajtë nën kontroll presionin e gjakut

Studimi i kryem në Universitetin Shtetnor të Florida’s i ka nda 60 gra në menopauzë me tension të lehtë deri në të moderuem në dy grupe. Njani grup iu nënshtrue nji diete me dredhëza për tetë javë, ndërsa grupi tjetër, nji diete me hapa qetësues.

U krahasue presioni i tyne i gjakut para dhe mbas dietës dhe pati rezultate ma të mira te grupi me dredhëza.

Dredhëzat janë të pasuna me antioksidantë, të cilat munden me ulë presionin e gjakut, tue relaksue endotelin, shtresën në mbrendësi të enëve të gjakut. Çlirimi i endotelit i zgjeron arteriet, tue reduktue presionin.