Gjashtë ushqime që largojnë nikotinin prej trupi

Nikotini shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dame serioze në mushkni. Ma e keqja, edhe në qoftë se e leni duhanin,  efekti i nikotinit ka me zgjate me vjet.

Por, ka ushqime qe ndihmojne me eliminu nikotinin prej trupi.

Keto jane disa:

 

  1. Brokolli

Asht i pasun me vitaminin C dhe B5. Pimja e duhanit ul nivelet e vitaminit C në trup. Hani ma shumë brokolli për me eliminue nikotinin nga organizmi.

2. Portokalli

Langu i portokallit asht i pasun me vitaminin C. Konsumi i rregullt i portokallit e rritë metabolizmin dhe ulë nivelin e stresit.

3. Lang karrote

Nëse pini duhan, atëherë duhet ta dini se çdo herë që ndizni nji cigare, nikotini mbetet në trupin tuej për 3 ditë. Nikotini gjithashtu damton likurën. Langu i karrotës asht i mirë për likurën dhe asht i pasun me vitaminnat A, C, K dhe B, që janë provu se kanë efekte në largimin e nikotinit prej trupi.

4. Spanaqi

Spanaqi asht nji nga perimet ma të shëndetshme, sepse nuk asht i pasun vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.
5. Kivi

Ky frut i mrekullueshëm ju ndihmon me eliminue nikotinin prej trupi. Kivi asht burim i pasun i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyne vitaminave reduktohet.
6. Uji

Pimja e duhanit e dehidraton trupin tuej. Simbas shumë studiuesve, tue pi shumë ujë mundeni me ndal pimjen e duhanit dhe me eleminue nikotinin prej trupi./Burimi:shije.al/