Gjendet ‘arma’ kundër superbaktereve: Keni me u habitë ku ndodhet!

Antibiotikët e së ardhmes kundër superbaktereve rezistentë ndaj produkteve farmaceutike munden me u prodhue në mënyrë natyrale!

Këtë gja e kanë zbulue shkencëtarët e Universitetit të Tubingas në Gjermani, të cilët kanë arritë me dallue nji antibiotik të ri të fuqishëm që prodhohet nga nji bakter ‘i mirë’ që jeton në hundë.

Studiuesit kanë vëzhgue se bakteri Staphylococcus lugdunensis prodhon një antibiotik të aftë me e vra bakterin Staphylococcus aureus.

Testet zbuluen se molekula asht në gjendje të eliminojë edhe stafilokokun ‘e tmerrshëm’ Meticilin. Rrjedhimisht, antibiotiku u përdor në nji eksperiment tek mijtë, ku arriti me shnoshë nji infeksion të likurës.

Kështu, shkencëtarët po pregaditen për nji revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rij, të cilët nuk do gjenden veç në ambientin përreth, por edhe mbrenda vet trupit të njeriut.