Gjumi i pamjaftueshëm dhe ndikimi te zemra, studimi zbulon lidhjen

Wake up call (Alarm clock)Red heart alarm clock in bedroom

Gjumi i pamjaftueshëm ka efekte negative te shneta, veçanërisht atë të zemrës. Nji studim i publikuem në revistën “Hipertension”, ngre alarmin në mënyrë të veçantë për ata që punojnë natën.

Në funksion të studimit, vullnetarët janë nda në dy grupe dhe për nji javë kanë flejtë vetëm 5 orë gjumë, gjysa e tyne gjatë ditës dhe gjysa tjetër gjatë natës.

Gjatë eksperimentit, ata kanë matë presionin e gjakut, ritmin e zemrës, intervalet nga rrahja në rrahje dhe nivelet e hormonit të stresit.

Në përfundim të testeve u pa se presioni i gjakut kishte mbetë i qëndrueshëm, por ritmi i rrahjeve ishte shtue te të gjithë personat që morën pjesë në studim.

Në grupin që kishte flejtë vetëm gjatë ditës, nivelet e hormonit të stresit ishin ma të nalta, ndërsa ritmi i rrahjeve të zemrës binte gjatë kohës që ishin zgjuet.

“Ulja e ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet nji kallxues i rrezikut kardiovaskular”, kanë thanë studiuesit.

Por, sinjalet ma alarmante janë vëzhgue gjatë fazës së gjumit, gjatë të cilës presioni dhe ritmi i zemrës bien dhe lejojnë “rigjenerimin” e muskulit të zemrës.