Gjumi i tepërt mundet me ju verbue!

Gjumi i tepërt mund të shkaktojë humbje të shikimit, kanë paralajmëru ekspertët e syve.

Nji studim i ri i publikuem tek e përditshmja Mirror ka dalë në perfundimin se fjetja për ma shumë se 8 orë në natë mund të shkaktojë degjenerim makular, nji ndër shkaqet kryesore të verbnisë.

Personat që flenë shumë janë gjithashtu shtatë herë ma të rrezikuem të vuejnë nga atrofia gjeografike, nji nga fazat ma të avancueme të sëmundjes.

Degjenerimi makular i lidhun me moshën (AMD) asht nji semundje që damton gradualisht retinën.

Ai asht shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek disa persona mbi moshën 60 vjet.

Edhe pse nuk shkakton dhimbje, ai damton makulën, nji pjesë e syrit që ju lejon të shihni detajet, tue e ba të pamundun leximin nga afër apo drejtimin e kerrit.