Gripi australian – Mjekët në Britani japin alarmin: Ma i keqi në 50 vjet (video)

Gripi australian, i cili prite që frik me “pushtue” edhe Europën, asht cilësue si ma i keqi në këto 50 vjetët e fundit.

Ekspertët e Britanisë janë vnu n’alarm lidhun me gripin, ata e konsiderojnë si të pamundun që Britania mos me u prekë nga ky virus që merr edhe jetë njerëzish.

E, derisa shpërthimi i tij parashikohet ma i keq se pandemia e vitit 1968, nji profesor me emnin, Robert Dingwall, ka paralajmërue nji shtrimje të madhe të gripit. Ai asht shprehë se këtë dimën mundemi me pasë nji shpërthim ma serioz që nga pandemia e vitit 1968 që vrau ma shumë se nji milion njerëz në mbanë botën.

Në Australi gjendja asht serioze, spitalet atje raportojnë se asht nji numër rekord i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim.

Tue folë për gripin, Prof Dingwall, i tha Daily Express: “Bazue në përvojën australiane, zyrtarët e shëndetit publik duhen me u takue dhe me i shqyrtue urgjentisht procedurat e planifikimit emergjent. Duhet me u punue me autoritetet lokale dhe shërbimet shëndetësore vendëse me sigurue që krevetat e spitaleve të rriten. Na duhemi me qenë të pregaditun të vëmendshëm dhe fleksibilë”.

Shperndaje në: