Gurët në veshka, qe simptomat e para!

Ne përgjithësi formimi i gurëve në veshka shoqnohet me simptoma të dukshme paralajmëruese.
Pacienti mundet me ndje dhimbje të forta që fillojnë nga fundshpina dhe më pas kalojnë në të gjitha gjymtyrët, tue veshtirësu lëvizjen.

Dhimbja me kalimin e kohës bahet shumë e fortë dhe e padurueshme.

Nji tjetër simptomë e dukshme asht edhe djegia e urinës, teksa në shumë raste ajo shoqnohet edhe me gjakrrjedhje.

Nuk janë të pakta rastet kur manifestohet edhe me temperaturë të naltë, me debulesë trupore, probleme me përqendrimin, si dhe në raste të caktuene pacientit i krijohet edhe ndjesia e të përzierave.

Këto simptoma mund të mos shfaqen njiherësh të gjitha te pacienti.