Hani 7 arra dhe prisni 4 orë – Qe çka ka me ju ndodhë!

Nuk asht çudi që arrat janë ndër pemët ma të respektueme në popull. Nji studim i publikuem së mbrami ka zbulue se, arrat janë mbrojtësit ma të mirë të shnetës së zemrës.

Arrat janë të pasuna me landë ushqyese të tila si: omega­3; omega­6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj.

Qysh e “mbrojnë” arrat zemrën? Nji studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm nji grusht arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%. Studimi kishte gjetun se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bajnë ma fleksibile enët e gjakut, të cilat ndihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

Hulumtimi kishte vëzhgue 15 njerëz me nivel te naltë të kolesterolit, të cilët kishin pasun për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë. Rezultatet e hulumtimit treguen se, ndikimi i parë në organizëm kishte ardhun mbas vetëm 4 ore nga konsumimi i tyne, ku ishte vërejtun përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa, ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtun në periudha ma afatëgjata.

Autori i studimit shton se, tue konsumue vetëm 35 arra në javë, ju keni me qenë në gjendje me ulë nivelin e kolesterolit në gjak dhe me reduktue mundësinë për me u prekë nga sulmi në zemër në t’ardhmen.