Hani banane, këto janë efektet për shnetën

banane

Banania asht nji ndër frutat e klasifikueme tashma si ndër ma të mirat dhe me veti të shumta shëndetsore për organizmin.

Ajo ka nji randësi të veçantë n’organin bazë të njeriut, zemrën, por gjithashtu forcon muskujt dhe e çlodh trupin.

Përdorimi i saj asht i këshillueshëm në mëngjes dhe e shoqnueme me tambel.

Simbas ekspertëve asht e randësishme që të mos konsumohen ma shumë se dy banane në ditë, mbasi ato janë të mjaftueshme për të përmbush nevojat e organizmit tonë gjatë ditës.

Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksu fytyrën, për t’i dhanë asaj ndriçim dhe elasticitet.

Mjekësia popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat.