Harroni dietat: Qe sekreti i ushqimit të shnetshëm

Në vend që me i lexue etiketat dhe me i numërue kaloritë, duhet me u fokusue tek zakonet tueja të ushqimit. Studimet kanë tregue se zakonet janë rrënjos kaq shumë tek na, sa shpesh nuk arrijmë me kuptue dhe ky bahet nji problem i madh kur bahet fjalë për vaktet e ndërmjetme.

Brian Wansink, autor i ‘Mindless Eating: Why we eat more than we think”, thotë se kur nji detyrë të bahet si nji natyrë e dytë, në thelb truni juej bllokohet.

“Zakonet bahen kaq automatike… dhe mjedisi ynë përfundon tue lehtësue zakonet e këqija”, thotë ai.

Çelësi asht me krijue zakone të mira ushqimore dhe me u mësue me to. Por, kjo nuk do me thanë me u mbështetë vetëm tek vullneti juej. Gjithçka që ju duhet me ndryshue mjedisin tuej.

“Thjesht tue pas para syve nji tas me fruta ka me ju ba që me ju hangër ma shumë, aktualisht 70% ma shumë se zakonisht”, thotë Wansink.

Por, si mundet me veprue?
Hapi i parë, zvogëloni sasinë e porcionit që hani. Ndryshimi nis që nga kuzhina. Studimet tregojnë se nji kuzhinë e ç’rregullt të çon me hangër rreth 40% ma shumë ushqime të thata, se sa në nji kuzhinë të pastër. I njajti parim thotë Wansink për CNN funksionon edhe për madhësinë e porcionit. Simbas tij, zvogëlimi i enës shkurton me 22 përqind ushqimin që hani. Nuk bahet fjalë për vullnet.

Me i thye zakonet e kqija ka të bajë me ndryshimin e mjedisit, dhe jo tue përdorë nji vullnet të hekurt. 
“Vullneti nuk jep rezultate. Dhe kjo asht arsyeja që dietat nuk funksionojnë”.