Heq tumorin nga qafa mbas 25 vitesh

Nji amerikan kishte nji tumor të madh në anën e qafës së tij prej 25 vitesh. Ma n’fund ai vendosi që me heq. Ian Crow, 66 vjeç, asht shprehë se nuk asht vizitue ma parë, sepse ishte mësue me gungën e tumorit në ftyrën e tij.

Mbasi doli në pension dhe mbas shqetësimit të grues për shneten e tij, ai mori përsipër me shkue dhe me heq. Tumori mendohet me qenë i treti ma i madh në botë i këtij lloji.

Crow e ka vnue re gungën për herë të parë në vitin 1992 tue u rritë çdo ditë në mënyrë dramatike.

tumori2