Historia për të cilën po flet bota: Adoleshentja me kancer ‘ngrin’ trupin për m’u ngjallë mbas 200 vjetësh (foto)

Babai i nji çike 14-vjeçare, e cila u ba e para britanike, trupi i së cilës ka me u futë në ngrimje kriogjenike, tha se tutet se kur ajo ka me u çue mbas 200 vjetesh, ka me qenë e vetme në Amerikë, pa nji kujtesë dhe pa familje.

Adoleshentja, emni i së cilës nuk bahet publik, vdiq muejin e kaluem dhe tash trupi i saj asht në nji rezervar ‘kriostat’ në Michigan, në temperaturë -196 gradë Celsius.

Çika ishte në qendër të nji beteje të ashpër ligjore mes prindëve të saj të divorcuem.

Nana e saj ishte dakord që trupi i saj me u futë në ngrimje, por baba i saj ishte kundër për shkak të kostos prej 37 mijë sterlinash dhe procesit brutal të ruejtjes së trupit.

“Edhe nëse trajtimi asht i suksesshëm dhe atë munden me risjellë në jetë mbas 200 vjetesh, ajo nuk ka me gjetë ndonji të afërm dhe ndoshta nuk ka me mbajtë mend asgja. Nisun nga fakti se asht14 vjeç, ajo ka me mbetë në nji situatë të dëshpërueme në SHBA”.

Por, gjyqtari Peter Jackson pranoi që çika me u ba e para britanike që i nënshtrohet këtij procesi.

Çika e quejti gjyqtarin ‘hero’ para se të vdiste.

Edhe gjyqtari tha se çika ishte shumë e guximshme.

Para se të vdiste, çika i shkruejti gjyqtarit nji letër, që ka prekë shumë njerëz.

Më kanë pyetë me shpjegue se pse due që me ba këtë gja të pazakontë. Jam vetëm 14 vjeç dhe nuk due me vdek, por e di se kam me vdekë. Mendoj se ruejtja e trupit ka me ma dhanë nji mundësi që të shnoshem kur të çohem mbas qindra vjetesh. Nuk due me m’varrosë nën tokë. Due me jetue ma gjatë, dhe mendoj se në t’ardhmen ka me mujt me u gjetë nji kurë për kancerin dhe për me më çue mue. Due me pasë këtë rast. Kjo asht dëshira ime”.

18N_NEWS LETTER

Në SHBA janë dy institute që bajnë ruejtjen e trupit.

Qindra njerëz kanë shpenzue shuma të mëdha për ruejtjen e trupit.

I pari prej tyne ishte Dr. James Bedford në vitin 1967.

Një pajisje, e quejtun “resuskitatori i zemrës dhe mushkënisë” përdoret për me pompue gjak në trup përsëri, kur kërkohet.

adoleshentja3

Nji mjekim i posaçëm aplikohet për me parandalue përkeqësimin e qelizave.

Gjaku dhe langjet trupore hiqen dhe zavendësohen me nji solucion si antifrizë.

Por, procesi asht shumë kontravers, mbasi shkencëtarët dhe mjekët thonë se nuk ka me qenë kurrë e mundun që me ringjallë me sukses nji njeri të ngrimë në këtë mënyrë.

adoleshentja1

3a82cb6f00000578-3953068-image-a-15_1479589225175