Historike! Shkencëtarët krijojnë antitrupin që shkatërron HIV’in

Simbas tyne ai asht krijue me i sulmue tri pjesë kritike të virusit , tue e ba më të vështirë për HIV’in m’i rezistue efekteve shkatërruese të tij.

Ky zbulim historik ka ardhë si bashkëpunim midis Institutit amerikan të Shëndetit dhe kompanisë farmaceutike ‘Sanofi’.

Shoqata Ndërkombëtare e SIDA’s tha se ky ishte nji “lajm emocionues”.

Eksperimentet e para me njerëzit kanë me fillue në vitin 2018 për me pa nëse ai mundet me parandalue ose trajtue infeksionin.

Trupat pritenme luftue HIV’in falë aftësisë së pabesueshme të virusit me ndryshue pamjen.