HIV-AIDS mundet me u shërue

Mark Dybul, drejtor i Fondit Global, rrjeti botnor i ngritun për me ju dhanë fund sëmundjeve të HIV-AIDS dhe tuberkulozit ka dhanë shpresë tue thanë se, “mundemi me i ndalë epidemitë e HIV’it, tuberkulozit dhe malaries në tanë botën mbrenda vitit 2030”:

“Mbrenda 2020’ës mundemi me eliminue malarien në 21 vende. Por, nëse nuk ndërhyhet në kohë, egziston rreziku i rezistencës ndaj ilaçeve. Kjo ndodh kur mjekimet ndërpriten papritun, ose nëse nuk jepen dozat e duhuna. Këto sëmundje vazhdojnë me vra, sidomos në Afrikë, ku përbajnë shkakun e parë të vdekjeve në radhët e popullsisë në moshë të re dhe mes grave në moshën e riprodhimit”.