Horror: Kina po vret miliona të burgosun për me ju marrë organet

Qeveria kineze vazhdon në mënyrë të paligjshme të trafikojë organet e miliona të burgosunve të pafajshëm, pamvarësisht se ka thanë se këto akte kishin përfundue dy vjet ma parë

Nji studim prej nji dekade ka kallxue se 60,000  deri ne 100,000 organe janë transplantue cdo vit dhe shumica janë: zemra, mëlçi dhe organeve të tjera të fitueme nga egzekutim i të burgosunve.

Në tanësi kanë ndodhë rreth 1,5 milionë transplante që nga viti 2000,  dhe mbi 300.000 e tyne që ndodhin në qendra të parregullueme.

Raporti, gjithashtu zbuloi se shumë kirurgë, thjesht kishin “humbë të dhanat ” e sasisë së transplanteve që kishin krye në ditë.

Skandali asht botue për herë të parë në vitin 2009, për me u botue mandej në 2014  në librin “Therrtorja”.