Hulumtimi: Virusi Zika mundet me shkaktue edhe pasoja te të rritunit

Hulumtimet e kryeme te mijtë kanë nxjerrë në pah efektin shkatërrues të virusit Zika mbi nji lloj qelizash të trunit të të rritunit, jo veç ndaj fetusit tashma nji fakt i vërtetuem, simbas nji studimi të publikuem sot në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Referue studimit të publikuem në revistën Cell Stem Cell, qelizat staminale përgjegjëse në mënyrën e të nxanit dhe në memorie mund të shkatërrohen nga ky virus.

“Asht provue se Zika mundet me depërtue në trunin e personave në moshë madhore dhe të shkaktojë dame të pariparueshme”, konfirmoi nji prej bashkë-autoreve, Sujan Shresta, pedagoge në “Jolla Institute of Allergy and Immunology”.

Ndikimi i virusit mbi fetusin asht i vërtetuem, mbasi rreziku që Zika mundet me shkaktue asht deformimi i kafkës së të posalindunit. Ky efekt nuk asht i njajtë në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë te të rritunit.

“Ndikimet në trunin e të rritunit janë padyshim ma shumë delikate, por tashma jemi ma të vetëdijshëm për rreziqet që na presin në të ardhmen “, deklaroi ajo.