Hulumtuesit: Paret munden me ble lumtuninë

Pamvarësisht thanieve të ndryshme se paret nuk munden me ble lumtuninë, hulumtimi ma i ri ka dal me rezultat se s’mundet me qenë e njajtë si me pasë ose jo pare për me shpenzue.

Paret si duket munden me ble lumtuninë, nëse i shpenzoni në gjana që i përshtaten personalitetit tuej.

Hulumtuesit nga Universiteti Cambridge analizuen 77,000 transaksione bankare në Mbretëni të Bashkueme.

Klientët e analizuem iu nënshtruen nji pyetësori të lumtunisë dhe personalitetit, dhe i përdorën përgjigjet e tyne për me nxjerrë nji përfundim.

Hulumtuesit thonë se me shpenzue pare në produkte që ju ndihmojnë me u duk ai që jeni, asht mënyra ma e mirë për me fitue lumtuninë.

Tue gjetë lidhje të forta mes të shpenzuemit të pareve dhe lumtunisë, hulumtuesit përfunduen se paret munden me ble lumtuninë – nëse i shpenzoni në gjana që i përshtaten personalitetit tuej.