I thoni lamtumirë dhimbjeve të shpinës dhe nyjeve. Ky përbamës natyral ka me ju pshtue!

Miliona njerëz në krejt botën vuejnë nga dhimbja e shpinës. Intensiteti dhe ashpërsia e dhimbjes ndryshon. Disa njerëz ndjejnë vetëm pakënaqësi të lehta, ndërsa të tjerët janë të detyruem me ndejt n’krevet.

Dhimbja e shpinës ndonjiherë lidhet me moshën e madhe, por kohët e fundit, gjithnji e ma shumë të ri preken nga kjo për shkak të faktorëve të shumtë, shkruen shije.al

Për fat të mirë, na kemi diçka që mundet me ju ndihmuie :Anti-inflamator natyral kundër dhimbjeve!

Përbamësit:
1 portokall
2 copa ananas
2 gjethe selino
2 dardha
1 limon
1 xhenxhefil
2 rraj shafran
nji majë luge biber i zi
½ lugë çaji me vaj kokosi

Pregaditja:
Në nji blender shtojmë krejt përbamësit e masipërm dhe pak ujë. I lajmë rreth 1 minutë, derisa të krijohet nji masë homogjene.

Masën e krijueme e qesim në nji gotë dhe e pijmë. Nëse nuk e konsumojmë krejt, atëherë e ruejmë në frigorifer.

Simbas studimeve, ushqimi i pasun me fibra mundet me ulë proteinën C-reaktive në gjakun tuej, nji inflamator që ka qenë i lidhun me smundjen e zemrës, artritin reumatoid dhe diabetin.

Krejt përbamësit përmbajnë fibra, si dhe ushqyes të tjerë esenciale që munden me zvogëlue inflamacionin në shpinë dhe nyje.