Ilaçi natyral që lufton reumatizmin dhe dhimbjet e muskujve!

Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuejse nuk qetësohen dot pa medikamente.
Ilaçi që do pershkruejmë asht shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera të muskujve.

Vaji me spec djegës asht nji menyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.
Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe dy gota vaj ullini ekstra i virgjën.

 

Përgaditja, qysh bahet:

Lajini specat dhe pritini në copa të vogla.

Futini në nji kavanoz qelqi dhe hidhni dy gotat e vajit sipër.

Lëreni vajin e specave të qendrojë në nji vend t’errët e të thatë për 7 ditë.

Mbas këtyne ditëve, kullojeni vajin me anë të nji nape.

Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj.

Këtë procedurë mund ta përdorni dy herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kanë kalue plotësisht.

Asht e randësishme që ta mbani trupin ngrohtë mbasi të keni apliku masazhin me vajin djegës.