Impotenca i paraprin sulmit në zemër!

Në mjekësi, seksi dhe shneta e zemrës janë të lidhun nga nji fill i dyfishtë. Sepse, kur në shtrat gjithçka funksionon qysh duhet, atëherë dhe zemra dhe enët e gjakut, janë të shnetshme. Ndërsa, në raste me probleme impotence, mjekët këshillojë që me u kontrollue edhe aparati kardiologjik.
Simbas studimeve, burrat mbi 50 vjeç me probleme impotence, kanë nji rrezik ma të madh për sëmundje të zemrës, apo infarkte në harkun kohor prej 4 vitesh.

Këto të dhana janë publikue nga revista “Heart” në fund të muejit Prill dhe simbas artikullit, asht e vërtetë dhe e anasjellta, që pacientët me probleme zemre, kanë nji mundësi prej 46% më të naltë për me vuejt nga shqetësimet seksuale.

Specialistët thonë se, impotenca asht nji kambanë alarmi për shnetën e zemrës.