Imunoterapia, e suksesshme kundër tumoreve që janë të vështirë për trajtim

Rezultatet inkurajuese të shumë testeve klinike të publikueme konfirmuen potencialin premtues të imunoterapisë kundër kancereve të vështirë për me u trajtue, si ai i fshikëzës apo mushkënive, nji sukses që revolucionon kancerologjinë.

Nji test i fundit klinik kallxoi se, antitrupat “Tecentric” të “Genetech”-it, filial i laboratorit zvicran të “Roche”, ka mundësue reduktimin e tumoreve të përparuem të fshikëzës në nji të katërtën e 119 pacientëve, ku mbijetesa mesatare tejkaloi 15 muejt kundrejt 9 muej që asht normalisht me kimioterapi, theksuen studiuesit, tue prezentue rezultatet në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikanëve të Okologjisë Klinike (ASCO), kongresi ma i madh botnor mbi kancerin, që ishte mbledhë këtë fundjavë në Chicago.

Antitrupat “Tecentric”, që neutralizojnë proteinën PD-1 dhe i mundëson sistemit imunitar me i sulmue qelizat kancerogjene, ishin efikase në pacientë që vuenin nga tumore të përparueme të fshikëzës që janë shumë të dobët për nji kimioterapi.